Nga dita e nesërme nisin reshjet e shiut. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut, që do të përfshijnë thuajse të gjithë terrorin e vendit, do të jenë me karakter lokal. Ndërkohë, sa i takon temperaturave ato të shkojnë në 8 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore dhe 23 gradë celsius në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. Sinoptikanët parashikojnë, se një situatë e tillë do të vijojë deri në fundjavë, më pas koha do të hapet dhe temperaturat do të rriten. V.D/Dritare.net/