Nis punën ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë
Dritare.net
Gjatë ceremonisë së pranimit të letrave kredenciale, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.
“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, - theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.
Zongraf, zëvendëson ambasadoren Susane Schutz e cila mabroi mandatin e saj pak javë më parë./ I.M-Dritare.net