Nis krijimi i strukturave të PD për bllokimin e zgjedhjeve, merret vendimi i parë!

Dy ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi që në 61 bashkitë e vendit të krijohen struktura për pengimin e zgjedhjeve të 30 qershorit të quajtura Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

I pari që ka nisur ngritjen e kësaj strukture është kreu i PD në Fier, Luan Baçi, i cili është shprehur para mbështetësve se nuk do ta lejojë Ramën të shkojë në Fier.

“Nuk do ta lejojmë Ramën që të vijë në Fier. Të gjithë ju jeni në dijeni të një vendimi që ka marrë Basha. Një vendim i marrë në një sërë vendimesh të kësaj periudhe shumë të nxehtë dhe situate të jashtëzakonshme, që kërkojnë masa të jashtëzakonshme.

PD-ja ka dorëzuar juridikisht mandatet, por de facto janë mandatet e PD-së, pasi ka rritur mbështetjen. Duam ti japim drejtimin e duhur Shqipërisë. Me kokëfortësinë e tij Rama vijon që të bëjë sikur bën fushatë për të zgjedhur kryetar bashkie.

LEXO DHE :  Rama rrugës për Bruksel: Nuk jam pesimist, por as optimist për çeljen e negociatave

I bëj thirrje Armando Subashit që vijon që të bëjë fushatë më mësuesit, fëmijët dhe administratën në oborrin e shkollave duke shkelur ligjin duke abuzuar për t’u riemëruar. Është në turpin e tyre nuk ka për të pasur 30 Qershor. Shqiptarët do i bojkotojnë.

Do të doja nga ju, nga ajo që keni parë dhe dëgjuar se cfarë kemi parë për të ndalur uzurpimin e pushteteve. Rama nuk njeh Presidentin, që me një akt normal juridik të mirëprogramuar dhe mirëpërgatitur nga juristë dhe ekspertë nga më të mirë… i jep urdhër KQZ që të mos njohë dhe për të vazhduar fushatën”, është shprehur Baçi para simpatizantëve të PD./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.