Ngriu vezët, Bleona vendos të bëhet nënë

Këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA, Bleona Qereti një vit më parë u komentua gjatë teksa shpërndau në instagram një vido ku shihet ajo duke ngrirë vezët.

Por, duket se tanimë Bleona ka vendosur të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo siç shkruan në instagram do të bëhet nënë pa një partner, por sipas metodës fertilizimit in vitro.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet , ka gjithmonë një përgjigje”-shkruan ajo, duke shtuar: “Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmijë dhe ora biologjike bën “ tik-tak” çdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur . Jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër, qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë.”./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Italia merr vendimin e rëndëshishëm, negociatat të hapen në nëntor!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.