Ngjela: Protestat e opozitës kërkojnë të sjellin anarki, janë antiperëndimore

Spartak Ngjela wshtw shprehur se protestat e opozitës janë demonstrata që kërkojnë të sjellin anarki dhe janë anti-perwndimore dhe e gjithw kostoja bie mbi Partinw Demokratike.

“Raporti mes së vërtetës dhe fjalës nuk është normal. Duhet të jetë proporcional. Kanë qenë vetëm 2 500 vetë. Deri te ura ishte mbushur dhe janë vetëm 2500 metra katrorë. Ata po t’i shikosh me dron janë edhe më pak, por po e marrim se janë kompakt. Ekspertët thonë se në një metër katror nuk rrinë më shumë se 1-2 vetë. Ti mund të thuash janë edhe 100 mijë, por nuk janë aq, BE e di, SHBA e di. BE dhe SHBA janë arbitri dhe autoriteti. Nëse në 5 sheshe të qyteteve më të rëndësishme të vendit ka plot njerëz, rrëzohet qeveria. Sharl De Gol nuk e dha dorëheqjen kur dolën 1 milionë, kur dolën 10 milionë, dha dorëheqjen.

LEXO DHE :  Qeveria në Itali drejt shpërbërjes, Salvini: Pas verës mund të shpërndahet parlamenti

Koston e zgjedhjeve e ka sjellë PD. Ata ia kanë hequr pjesës së vet të shoqërisë që të mos kenë më përfaqësues. Një parti e ka bërë këtë në botën perëndimore. Partia Socialiste italiane u shkri, ia mori Partia Komuniste të gjitha. Mirpo nuk është njësoj krahasimi. Opozita te ne është kundër qytetërimit perëndimor”, u shpreh avokati Ngjela./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.