Ngjela: President, kur do e kuptosh që fati yt tani nuk është më në duart e Ramës?

Nga Spartak Ngjela

Ilir Meta po del në skenë si një njeri i vetmuar që gënjen dhe vuan nga gënjeshtra që shpik vetë. Dhe po kërkon të trembë Ramën, ashtu siç bëri në vitin 2013.

Meta shkon tek Erdogani, kur ky merr raketa ruse kundër konceptit politik amerikan. Erdogani therret Ramën, se e mendon këtë si një kryeministër oriental dhe absolut, siç është ai vetë.

Kurse Meta ka shpresë që të mos shkarkohet dhe të ndërpritet hetimi.

l.

Hetimi i Ilir Metës është domosdoshmëri për shtetin shqiptar. Por dhe për historinë politike të vetë shoqërisë shqiptare; sepse kjo nuk mund t’ia lejojë më vetes që të zgjedhë në krye të shtetit njerëz pa asnjë vlerë dhe me opinion të përgjithshëm shoqëror si individë të korruptuar.

Vetëm fakti i akuzës së rregjistrimit dhe denoncimit nga ministri i tij, nuk mund ta lejonte Ilir Metën të ishte president i Republikes se Shqiperise.

Po Rama, si e lejoi?

ll.

Është një turp historik për mazhorancën aktuale dhe për vetë Partinë Socialiste që nxori president dhe dhunoi shqiptarët me njeriun që bëri 11 janarin. (!)

Sigurisht ky ka qenë një akt dobësie në intelekt i politikës Rama.

Pasioni Rama për të qenë kryeministër i Shqipërisë me çdo mjet, polli krijesën Meta.

IlI.

Rama, një i trembur pasionant, u dominua nga pasioni i tij dhe shtysa e ca hajdutëve që kish pranë vetes “si ekspertë” dhe që në vitin 2013 i paguante Meta. Meta, me këta, e përpunoi kryeministrin e ardhëshëm, dhe iu fut në koalicion, ku sërish, me punëtorët e paguar prej tij, i mori mbi 12 deputetë që duhej të ishin të Partisë Socialiste; dhe me këta i mori të gjithë pushtetin ekonomik.

LEXO DHE :  Negociatat për Shqipërinë/ Presidenti i Francës sfidon BE-në. Çfarë deklaroi prapa dyerve të mbyllura në Londër

Me katër ministritë kryesore që drejtoi Meta në vitet 2013-2017, mendohet se janë grabitur mbi 400 milionë euro.

lV.

Kjo ka qenë loja e tij; por edhe naiviteti politik joprofesional i Edi Ramës, i cili i dha vrasësit të 11 janarit një pushtet abuziv; pasi ra kokë e këmbë në kurthin e Metës dhe “ekspertëve” që paguheshin nga Meta. Më kryesorin e tyre, më pas ia akuzuan amerikanët si të lidhur kokë e këmbë me Rusinë.

Gjithsesi, Rama as që e kishte ditur se ç’janë zgjedhjet dhe as si fitohen ato. Tani, pas fitores së 2017-ës, ai ka mësuar diçka.

Kurse në lidhje me Metën, Ramës tani i ka ardhur rasti t’i tregojë politikës së lartë perëndimorë se do ta respektojë deri në fund konceptin perëndimor për shtetin ligjor.

V.

Kurse Meta do të vijojë të ashpërsojë gjuhën, të gënjejë dhe të mundohet te trembë Ramën, por ka shpresë edhe te Erdogani.

Po mirë, ky Meta nuk e di që Rama nuk ka rrugë tjetër veç hetimit dhe shkarkimit të Metës!

Nuk e ka mësuar ende Meta që Rama nuk ka më gjë në dorë për çështjen Meta?

Ende nuk po e kupton ky Meta që politika amerikane, me gjithë presidentin amerikan, edhe pse janë të angazhuar për çështjen e Koresë së veriut, nuk heqin dorë pa e çuar deri në fund procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri?

Dhe në fund: vërtet mendojnë Meta dhe Erdogani që Rama mund të dalë kundër politikës amerikane!!!/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.