Ngjela: Opozita lëvizje antiamerikane, do marrin block, nuk do hyjnë dot në perëndim

Avokati i njohur, Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “A Show” ka thënë se data e zgjedhjeve, 30 qershori nuk lëviz, pasi një gjë të tillë e kërkojnë amerikanët.

“E mbrojnë amerikanët, nëse shkelet 30 qershori në Shqipëri fiton anarkia. Këta janë aguridhë ndaj shtetit, këtu është vend i tensionit të lartë për Ëashingtonin. Shteti është ky që është, ai që godet është opozita jashtë parlamentit, pra antishteti. Ata janë nonsens, nuk njohin ligjin”, u shpreh Ngjela.

LEXO DHE :  Urimi i ëmbël i Eni Koçit, për ditëlindjen e Gencit

Ndërkohë avokati ka theksuar se lëvizja e opozitës është anti-amerikane dhe se është paralajmëruar nga vetë SHBA-të për dhunën.

“SHBA ju tha hapur: Nëse do vazhdoni me dhunë do ju konsiderojmë organizata të dhunshme.. Janë dy statuse, e dhunshme dhe terroriste, që të dyja marrin block dhe nuk hyjnë dot në Perëndim. Opozita është një lëvizje antiamerikane. Prandaj them që 30 qershori nuk lëviz, se ndryshe në këtë vend fiton anarkizmi”, tha avokat Ngjela./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.