Ngjela debat me Erl Muratin: Ti nuk di kodin penal

Ndërsa mes të ftuarve në emisionin “Dritare me Rudinën” po diskutohej për shit-blerjen e  votave ka lindur një debat mes avokatit, Spartak Ngjela dhe gazetarit, Erl Murati.

Gazetari  po fliste për problemin e shitjes së votave, ndërsa Ngjela ia ktheu që “nuk di Kodin Penal.

Avokati Ngjela: Nuk njeh Kodin Penal.

Gazetari Erl Murati: Kanë dalë përgjime të funksionarëve të lartë të shtetit me kriminelë me damkë për shit-blerje votash. Nuk janë përgjime çimkash, ata janë të rënda dhe më tregon Kodin penal. E di ndoshta më mirë sesa ty.

LEXO DHE :  Gjermania: Bundestagu vlerëson votimin në parlament. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë

Avokati Ngjela: Më lër, ta shpjegoj unë. Në Kodin Penal  shqiptar, nuk dënohet shitësi i votës, dënohet ai që më ka dhënë, por ku ta gjej unë atë që ma ka dhënë. Legjislacioni ynë është ndërtuar mbrapsht. Pse nuk vidhen votat në Francë, në Gjermani? Këtu sepse legjislacioni bëhet sipas interesave të partive politike./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.