Zv.ministrja e Shëndetësisë: Java që vjen është vendimtare për vendin!
E Shtunë 28 Mars 2020, 18:06
Dritare.net
Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka thënë se java që vjen është vendimtare për vendin tonë dhe se do të tregojë efikasitetin e masave të marra nga qeveria.
“Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin. Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës, pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat, pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit. Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”, tha ajo.
/E.B-dritare.net