Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ylli Rakipi: Kanë dalë të çmendurit e thonë se nuk ka virus, ata janë për burg!

Ylli Rakipi: Kanë dalë të çmendurit e thonë se nuk ka

Gazetari Ylli Rakipi ka reaguar ashpër kundër konspiracionistëve shqiptarë që kanë dalë në televizione dhe thonë se nuk ka koronavirus.

Për Rakipin, këta persona janë për burg, dhe televizionet ku dalin duhet të penalizohen.

“Janë mbledhur të çmendurit e Shqipërisë dhe thonë, që do na bëjnë vaksinë dhe do na fusin çipin dhe njeriu do të bëhet 10 metra i gjatë…

Këto i thonë në televizionet kombëtare të vendit. Në një vend tjetër, shkon në burg për këtë lloj propagande. Edhe televizioni penalizohet, por edhe i çmenduri shkon në çmendinë, aty ku e ka vendin”, u shpreh Rakipi në emisionin Në fokus, TV T.

“Këtu gjendja është katastrofale. Ky është terrōrìzēm, që dalin njerëz në televizione kombëtare dhe thonë nuk ka koronavirus. Këta të çmendur i kanë mbushur mendjen një pjese të njerëzve.

E gjithë kjo propagandë del në televizionet kryesore të vendit dhe kjo nuk ndalohet. Një shtet i pafuqishëm, për të kryer edhe veprimet më të rëndomta. Këta i bëjnë dëm, një pjese të madhe të popullësisë, që i dinë të vërteta të gjitha këto gjëra”, shtoi ai./ I.M-Dritare.net