Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja në Elbasan/Policia jep njoftimin zyrtar!

Vrasja në Elbasan/Policia jep njoftimin zyrtar!

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Everest Çakës në Elbasan.

"Rreth orës 20:10, në lagjen "Skënderbej", Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.Janë ngritur pika konrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autoriteteve", thuhet në njoftimin e Policisë./M.M-dritare.net