Video/ Rama: Festa e rilindur e karnavaleve në Korçën turistike!
E Mërkurë 16 Qershor 2021, 07:07
Dritare.net
Në Korçë ka ngritur siparin për të 14-tin vit Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, që çeli dhe sezonin turistik në këtë qytet mes atmosferës së veçantë të kësaj feste që dhuruan karnavalet.
E njohur për Karnavalet e famshme Korça, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit.
Kryeministri Rama ka postuar në profilin e tij në "Facebook" një video të festivalit, ndërsa uron një ditë të mbarë.
"MIRËMËNGJES dhe me festën e rilindur të Karnavaleve në Korçën turistike, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama./dritare.net