Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtrat që thotë për shkollën Sami Frashëri, ajo nuk di as ku bie Paskuqani

Veliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtrat

Shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet aty ku është dhe dy herë më e madhe. Në një intervistë për News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi një gënjeshtër të madhe deklaratën e Kryemadhit dje, e cila tha se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan. Veliaj sqaroi se kjo është një gafë e Kryemadhit, pasi Paskuqani bie në Kamëz dhe ky është një tjetër tregues se ajo nuk di as kufijtë e Tiranës.

Veliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtrat

“Kryetarja e LSI-së ka rreth 30 vite që ia fut kot! Thotë të pavërteta, hap panik, mundohet të shfrytëzojë fatkeqësitë apo vuajtjet e dikujt për kapital politik. Ajo është një kartë e djegur. Mjafton të shihni sot fillimin e punimeve të rruga e Barrikadave, ku ka qenë ish-shkolla ime e vjetër “Sami Frashëri”, një projekt që është bërë me dashuri, është financuar nga qeveria shqiptare. Do të jemi pasnesër bashkë me Ogertën për inspektim te shkolla “Sami Frashëri”. Është pjesë e projektit të rindërtimit, që përfshin edhe 10 shkolla të tjera, pra 11 në total. Por, si gjithmonë, kryetarja e LSI-së hap panik, gënjen publikisht, pa u skuqur fare. T’i vijë turp sepse panikos prindër dhe fëmijë që nuk i kanë asnjë borxh, as asaj, as familjes së saj, as LSI-së. Shkolla e re do ndërtohet në kohë rekord dhe besoj do kapim vitin tjetër shkollor. Shkolla shkon nga 24 klasa në 48 klasa, me 7 laboratorë. Për nga vlerat e arkitekturës, si çdo shkollë e re, si shkolla “Kosova”, “Servete Maçi”, “Betim Muço”, si shkolla “Ardian Klosi”, si shkollat e reja që po ndërtohen në Institutin Bujqësor, te Don Bosko dhe Shqiponja, do i rrisin vlerën pronës. Prona, ose vlera e ndërtesës apo apartamenteve rritet kur janë edhe institucionet arsimore pranë”, tha Veliaj.

Veliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtrat

Ai theksoi se Basha e Kryemadhi, kur kishin mandatin qeverisës, nuk bënë një shkollë dhe nuk lanë asnjë gjurmë në Tiranë. “Nëse Lul Basha dhe Monika Kryemadhi më gjejnë një shkollë që bënë gjatë qeverisjes së tyre në Tiranë, unë do ta lë këtë pozitë sepse them kanë lënë një gjurmë në këtë qytet. Por ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është për të ardhur keq që një drejtuese partie, që para ca kohësh ishte në parlament, as nuk e di që Paskuqani i bie në një Bashki tjetër. Pra si mund të ndërtojë Bashkia e Tiranës një shkollë në një Bashki tjetër? Pse jo në Tropojë, ose Kukës? Kështu thjesht diskreditohen ata që i thonë ato gënjeshtra. Besoj që shumë njerëz që për 30 vite bëjnë pyetjen: Këta personazhe që janë mbajtur me paratë e taksapaguesit, çfarë gjurme kanë lënë? Përgjigjja, fatkeqësisht është: Zero, asnjë gjurmë”, theksoi Veliaj./ Dritare.net

Veliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtratVeliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtratVeliaj i kthehet Kryemadhit: T’i vijë turp për gënjeshtrat