
U paraqit në SPAK! Gazmend Paja: Ishim ulur në kafe me prokurorin!
E Enjte 27 Shkurt 2025, 10:10
Dritare.net
Për herë të dytë aktori i humorit, Gazmend Paja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e kësaj të enjteje.
Në dalje ai ka pasur një komunikim të shkurtër për mediat, ku i pyetur nëse ishte në SPAK si aktor apo si investitor strategji, ai u përgjigj:
“Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe pa dashje më mori celularin tim dhe ja solla të tijin dhe ja mora timin. Nuk ja di emrin, ishte rastësi”
Ende nuk dihet shkaku i thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK.
Kujtojmë që aktori i humorit është akuzuar më parë nga Partia Demokratike se ka përfituar 133 mije metra katrore truall në Dhërmi./E.P-dritare.net

















