Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U arrestua për trafik armësh/ Ja sa do të qëndroj në qeli Fjolla Morina

U arrestua për trafik armësh/ Ja sa do të qëndroj në

Dy ditë pas arrestimit në Prishtinë, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për këngëtaren Fjolla Morina nën akuzën e trafikut të armëve.

Ajo do të qëndrojë në paraburgim për 40 ditë deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë.

Arratia e këngëtares Fjolla Morina mori fund më 17 korrik ku ajo u arrestua në një lokal në Prishtinë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës bëri kërkesë për shpallje në kërkim ndërkombëtar të këngëtares më 20 prill të këtij viti, pasi u dënua me 6 vjet burgim për “Trafik të armëve dhe municionit”.

Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vjet burgim dhe me zbritjen e 1/3-s së dënimit, ajo do të kryejë 6 vite burgim. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga “Armëmbajtje pa leje” në “Trafikim ndërkombëtar të armëve”, që e rëndoi pozitën e këngëtares./M.T/dritare.net