Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tuniziani kapet në Rinas me 67850 paund

Tuniziani kapet në Rinas me 67850 paund

Policia Kufitare ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në pikën kufitare.

Policia njofton se gjatë një kontrolli të një shtetasi tunizian, banues në Britani të Madhe, i janë gjetur 67850 paund të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të ushtruar, J. D., 63 vjeç, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi"./ I.M-Dritare.net