Trump: Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe këta idiotët e tjerë
Dritare.net
Presidenti i SHBA Donald Trump, pretendoi në një fjalim të tij se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse e cila ka vrarë më shumë se 215,000 amerikanë.
Duke iu referuar Dr.Faucit dhe zyrtarëve të tjerë të shëndetit si "idiotë", Trump deklaroi vendin të gatshëm për të lëvizur nga katastrofa shëndetësore.
Duke pretenduar se nëse Fauci ishte në krye më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara, Trump portretizoi rekomandimet e ofruara nga administrata e tij për të zbutur përhapjen e sëmundjes si një bezdi të rëndë.
"Njerëzit janë lodhur nga Covid.”-tha Trump, duke shtuar "Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini vetëm. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë."
"Fauci është një djalë i mirë," vazhdoi Trump. "Ai ka qenë këtu për 500 vjet"./ I.M-Dritare.net