Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më e mirë e Vitit të Ri!

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit

Gazetarja, Rudina Xhunga dhe vajza e saj Alana sollën si dhuratë fundviti për fëmijët “Tregimet e Pitilushes”, që pasojnë “Përrallat e Pitilushes”.

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit

Rudina dhe Alana sollën historitë që u ndodhën gjatë 2020-ës në 10 tregime që janë: “Pitilushja online”, “Më thuaj të vërtetën, a ekziston Babagjyshi?” “A është VIP mami im?”, “Pitilushe shko në krevatin tënd!,” “Pitilushe kush të ngacmon ty?”, "Kush pret pemë është më i keqi në botë" etj.

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit

Historitë janë të shkruara nga Rudina Xhunga, ndërsa kopertina nga piktorja e mirënjohur, Ledia Kostandini. Risia e këtij libri është që ilustrimet janë bërë nga vetë fëmijët, që në libër quheshin “Skuadra e Pitilushëve”: Alana, Johani dhe Edi nga Londra, Emi, Pati, Sara, Sibora, Sofi, Krista dhe Johani nga Tirana.

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit

“Tregimet e Pitilushes” të presin te libraria “Albania”, kancelari "Infiniti" te Komuna e Parisit, por të vijnë edhe në shtëpi nëse porosit online te Bukinist.al.

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit

Para tre vjetësh Rudina Xhunga dhe Alana Hila botuan librin “Përrallat e Pitilushes” që ishin për fëmijë të vegjël, ndërsa ky libër ka tregime dhe ato janë për fëmijë 6+./dritare.net

“Tregimet e Pitilushes”, dhurata më  e mirë e Vitit