
Tragjedi në Shëngjin. Humb jetën një i ri gjatë punimeve për skenën e koncertit
E Shtunë 19 Korrik 2025, 20:08
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Shëngjinit këtë të premte, pasi një i ri 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë përgatitjeve për një koncert që ishte planifikuar të mbahej mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
Viktima, i cili ishte pjesë e stafit teknik që po punonte për ndërtimin e skenës ku pritej të performonin artistë të njohur shqiptarë, u aksidentua në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në hapësirat pranë shëtitores bregdetare, ku ishin mbledhur punonjës dhe organizatorë për përgatitjet finale të aktivitetit festiv.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./L.F-dritare.net

















