Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Topi në fushën e Bashës/ Meta mesazh opozitës: Mos paraqisni një tjetër listë dëshirash!

Topi në fushën e Bashës/ Meta mesazh opozitës: Mos paraqisni

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp ka dhënë një mesazh për opozitën e bashkuar, ku i kërkon që të jetë e qartë, të unifikojë kërkesat dhe të bëjë maksimumin për konsensusin për Reformën Zgjedhore. Meta gjithashtu tha se, të gjithë duhet të tregojnë vullnet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe nuk duhet të intimidojnë qytetarët me arrogancën apo hezitimet e tyre.

“Besoj se mesazhet kanë qenë të qarta. Mesazhi im për opozitën është që të jetë e qartë, të unifikojë kërkesat e saj dhe të bëjë maksimumin për konsensusin, të koordinohet ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me Komisionerin për Zgjerimin dhe Bundestagun gjerman, se atje shikohen me vëmendje reformat, por jo thjesht ana formale e sipërfaqesore e tyre, po ajo thelbësore dhe cilësia e tyre. E rëndësishme është që të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira e ndershme, e të mos intimidojnë qytetarët as me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre”, tha Meta.

Çfarë do t’i këshillonit ju zotit Basha për topin që ambasadorja amerikane i ka lënë në derë dhe a keni folur me zotin Basha këto orë të ethshme negociatash?

Ilir Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithcka për konsensus, që kur u shkatërrua në mënyrë të paligjshme teatri ka qenë mos bini pre e provokimit të radhës për t’u larguar nga tryeza e reformës.

Mesazhi tjetër mos paraqisni një tjetër listë dëshirash por qëndroni qartë tek ato elementë bazikë për të cilat do keni përkrahje të partnerëve ndërkombëtarë dhe miqve që janë vërtet të shqetësuar e kërkojnë zgjidhje.

Mesazhi më i fundit sot është ky që duhet të kuptojnë se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas rrëzimit francez e kërkesës franceze e rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të çeljes së negociatave por edhe këto arritje formale që kemi deri tani se asgjë nuk është më e sigurt se nëse Shqipëria bën hapa mbrapa humbet shumë nga këto mundësi që ka fituar deri tani në këtë proces.

Apeloj të gjithëve jo vetëm të mos humbasin çfarë kemi fituar, sa më shpejt Shqipëria në BE që më shumë shqiptarë do kthehen në vendin tonë./K.C/dritare.net