Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studiuesit: Këto maska që përdorni zakonisht nuk ofrojnë mbrojtje ndaj Covid-19!

Studiuesit: Këto maska që përdorni zakonisht nuk ofrojnë

Burimi: CNN
Shumë shtete po bëhen gati për të hapur shkollat, parqet janë mbushur sërish nga vizitorët dhe ngrënia në natyrë është një nga mënyrat më të reja për të mos rrezikuar. Por, përkundër shenjave që jeta po kthehet në normalitet, pandemia e koronavirusit ende nuk është larguar.

Kjo është arsyeja pse një grup studiuesish në Universitetin Duka krijuan një teknikë të thjeshtë për të analizuar efektivitetin e llojeve të ndryshme të maskave, të cilat janë bërë një komponent kritik në ndalimin e përhapjes së virusit.

Kërkimi filloi kur një profesor në Shkollën e Mjekësisë së Dukës po ndihmonte një grup lokal të blejë maska ​​me shumicë për t'i shpërndarë te komunitetet në nevojë. Profesori donte të sigurohej që grupi të blinte maska ​​që ishin në të vërtetë efektive. Në studimin e publikuar të premten, studiuesit demonstruan përdorimin e një metode të thjeshtë që përdor një rreze laser dhe celularin për të vlerësuar efikasitetin e maskave duke studiuar transmetimin e pikave të frymëmarrjes gjatë të folurit.

Ekspertët e shëndetit publik kanë shpenzuar muaj të tërë duke theksuar se maskat janë një nga mjetet më efektive për të ndihmuar në luftimin e pandemisë. Por kur testuan efektivitetin e tyre, studiuesit zbuluan se disa maska ​​janë kot.

Studiuesit testuan 14 maska ​​të disponueshme, duke përfshirë edhe një maskë profesionale, N95 zakonisht të rezervuar për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Së pari testi u krye me një folës që po komunikonte pa vënë maskë. Dhe pastaj me dikë që mban maskë. Çdo maskë u testua 10 herë.

Studiuesit: Këto maska që përdorni zakonisht nuk ofrojnë

Maska më e efektshme ishte N95. Maska kirurgjikale me tre shtresa dhe maskat e ​​pambukut, të cilat shumë njerëz i kanë bërë në shtëpi, gjithashtu janë të mira. Maskat e thurura, ato të bëra nga fashat nuk ofrojnë aspak mbrojtje, thonë studiuesit, informon dritare.net

Për të testuar maskën tuaj përdorni këtë metodë fare të thjeshtë. Merrni një kuti, një laser, një lente dhe përdorni kamerën e telefonit dhe kontrollojeni. Këshillë paraprake, mos mbani laser në shtëpi nëse nuk keni përvojë, përdorimi i pakujdesshëm i laserëve të fuqishëm mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të syrit.

Studiuesit: Këto maska që përdorni zakonisht nuk ofrojnë

Sidoqoftë, studiuesit shpresojnë se kompanitë, muzetë dhe qendrat e afërta të komunitetit do të vendosin teste për t'u treguar njerëzve se cilat maska ​​janë më efektive./K.C/dritare.net