
Spartak Braho: Ardhja e LaCivita është lojë e Berishës!
Dritare.net

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ka komentuar ardhjen e Christopher LaCivita në Tiranë, duke e cilësuar atë si një manovër të Sali Berishës. Sipas Brahos, fati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit është tashmë i përcaktuar dhe PS do të dalë fituese.
"Ardhja e LaCivita dhe fjalët që thuhen janë të gjitha lojra. Humbja e Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit është e konfirmuar. Këtë vend do ta qeveris e majta," tha Braho, duke shtuar se Berisha ka treguar mangësi të mëdha politike në të kaluarën.
Braho theksoi se Berisha, pas dorëheqjes së tij në vitin 2013 dhe rikthimit në politikë, nuk ka treguar një qëndrueshmëri.
"Ai nuk ka karakter politik, është tërësisht i pabesë; çfarë thotë sot, nuk thotë nesër," shtoi Braho.
Ai gjithashtu tha se, megjithëse Berisha ka mbështetës, ata nuk kanë numra të mjaftueshëm për ta sjellë atë përsëri në pushtet.
"Ka mbështetës, apo më mirë të them një turmë, që nuk kanë aq numra elektoral sa ta sjellin edhe njëherë në pushtet," përfundoi Braho./E.P-dritare.net

















