Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish të dashurit të Viola Spiros

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish të dashurit

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së 6 personave të përfshirë në trafik drogë në Holandë. Këta persona janë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Jorgo Wajtaszczyk dhe Ded Pjetri. Ajo që vihet re është fakti që mes tyre është edhe Valentin Salaj i cili u bë i njohur kur u arrestua për drogë në Itali në 2017-ën, por edhe për shkak të lidhjes me moderatoren, Viola Spiro. Selaj njihej nga publiku si i dashuri i moderatores Viola Spiro, kur mediat italiane e etiketuan gjerësisht si “Zoti i Drogës” që vinte nga vendet e Amerikës Latine.

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish të dashurit

Ai u arrestua pas hetimeve nga dy prokurorë holandezë dhe më pas policia italiane dhe ajo e Holandës finalizuan operacion antidrogë më 16 nëntor të vitit 2017, duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish të dashurit

Ndërkohë, vendimi i sotëm i SPAK-ut vjen pasi, sipas tij, familja e Valentin Selajt nuk ka burime të mjatueshme që të justifikojë të gjitha pronat dhe pasuritë që ka./K.C/dritare.net