Sot mot i kthjellët, temperatura deri 25° Celsius!
E Diel 2 Nëntor 2025, 07:07
Dritare.net
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites do të kemi shtim të vranësirave.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9 m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë./ E.P-dritare.net