Sot asnjë viktimë nga koronavirusi/ Ja situata në Infektiv!
E Enjte 9 Korrik 2020, 12:12
Dritare.net
Fatmirësisht pas shumë ditësh, sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vend. Por shifrat e infektimeve vijojnë të jenë të larta. Nga 401 testime të kryera, janë konfirmuar pozitivë 82 raste. Ndërkohë në spitalin e Infektivit, situata paraqitet serioze. Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shtuar shtrimet në spital. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë./L.F-dritare.net