Situata me Covid-19/ Basha thirrje Ramës: Mos u fshih më, tregoju shqiptarëve planin e qeverisë!
Dritare.net
Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ka folur për situatën me Covid-19 në vendin tonë. Basha tha se, Rama është zhdukur dhe nuk po flet më për virusin. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit që të dalë t’u thotë qytetarëve cilat janë planet e qeverisë për përballimin e situatës.
“Pas 3 muajve sakrificë të shqiptarëve, tani shikoni pak komunikimin qeveritar të kryeministrit sa herë flet për situatën? Është zhdukur, situata është e rëndë. Unë do bëja transparent çfarë plani ka qeveria tani, si është strategjia e testimit, çfarë pakete tjetër kemi gati për të ndihmuar, tani është koha që qeveria dhe kryeministri mos të fshihet, por të dalë e t’u thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë për t’u përballur. Unë jam partizan i masave për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani.”, tha Basha./K.C/dritare.net