Shihni lagjen e re të rindërtuar në Vaqarr! Ja kur do të përfundojë!
E Mërkurë 27 Janar 2021, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ishte sot për të inspektuar nga afër, kantierin e lagjes së re që po ndërtohet në Vaqarr, të Tiranës. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj, Ministri i Rindërtimit, Alben Ahmetaj, dhe Prefekti i Qarkut të Tiranës, Toni Gogu.
Janë 20 banesa të reja dhe një shkollë, që po ndërtohen në këtë zonë, ku inxhinieri përkatës, dha një afat për ndërtimin e tyre. Ai u shpreh se deri më 20 mars, banesat do të kenë përfunduar.
Kryeministri Edi Rama, kërkoi që deri në këtë datë, të ketë përfunduar edhe infrastruktura përreth kësaj lagjeje të re./L.F-dritare.net