Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shalsi: Berisha ka marrë peng PD-në! I destinuar të jetojë me damkën e non-gratës, 21 janarit dhe Gërdecit!

Shalsi: Berisha ka marrë peng PD-në! I destinuar të jetojë

Deputeti Eduard Shalsi në fjalën e tij në seancën e sotme plenare kritikoi ashpër PD dhe Berishën që nuk është më një lider i PD-së por një njeri që ka marrë peng forcë më të madhe opozitare. Berisha nuk lëshon karrigen prej 34 vjetësh në PD dhe Shalsi këshillon demokratët të mos jenë më besnikë të Berishës por të ideve dhe vlerave.

Sakaq, përmendi dhe sherri që ndodhi në bashkinë e Kukësit para një jave, për të cilën Berisha akuzoi Shalsin se po nxit gjaderdhje mes socialistëve në Kukës.

'Ndajeni mendjen. Jeni me SPAK, apo kundër SPAK?! Keni qenë e një grupoi parlamentar ku e akuzoni si organizatë kriminale. Personalisht keni ndryshuar shumë herë pozicione sa edhe vallen e Tropojës e kërcyet si vallen e Saliut. Disa ditë më parë vizitova Kukësin, Novosejën. Kishte një liqen, nga liqeni te stanet ngjitet në një majë shumë të bukur, shihje një peizazh fantastik, pas një dite të lodhshme në Novosejë drekova te një familje. Mësova se Flamuri juaj e kishte origjinën nga kjo zonë. Më thanë se ishte djalë i mirë, tani nuk e kuptojë thonë çfarë bën. Të njëjtën gjë kam ndierë dhe në Has, edhe në vendlindjen e atij të parit tuaj, që ia kanë kuptuar ankthin që e ka kapluar. Lidership do të thotë të kesh vizion, të udhëheqësh njerëzit drejt progresit. Ju ka pushtuar dhe ju ka marrë peng edhe mendjet, të udhëheqësh është një detyrë, ti shërbesh të tjerëve dhe jo ti kontrollosh.

34 vjet keni në krye një person ku thoni se ka edhe eksperiencë. Cila është vlera e eksperiencës? Berisha refuzon të lëshojë karrigen medemek të mbrojë partinë. Në fakt po e rrënon PD. Ka frikë ndryshimin. E varros partinë. Paaftësia për të rritur partinë, pjesë e një klani. Kush nuk dorëzon stafetën e bën gjithë ekipin të humbasë, po ndiqni një njeri nga humbje në humbje, po zvetëonin vlerën tuaj. Mos jini besnik të një njeriu, jini besnikë të ideve, besnik i njerëzve. Kur një njeri si Berisha humbet besimin në popull dhe nuk inspiron më, i hedh njerëzit kundër njëri tjetrit. E mbani mend ç’ndodhi me godinën e PD. Si u sulmua një pjesë si minjtë brenda. Disa ditë më parë lideri juaj, hodhi një tymnajë, më akuzoi mua se po shkaktoja gjakderdhje në Kukës. E ka bërë këtë punë me historinë që dëgjoj në Tropojë.

Kuksianët janë të mençur, hasianët, tropojanët që kam takuar, më kanë dhënë leksione shumë të vyera. Por është momenti juaj të shkëputeni nga një lidership demode, rrangallë politike. Më vjen keq kur më tregonin anëtarë të PD në Kukës si i kishin bërë like një lajmi të Berishës që më kërkonte të më armiqësonte mua me kuksianët. Ai është i destinuar të jetojë me damkën e non gratës, por edhe me 21 janarin dhe Gërdecin. Koha për ju që të pyesni veten se në këto beteja nuk jemi për veten tonë. Jemi për ato njerëz.'