Samiti/ Ja fotoja familjare e liderëve të NATO!
E Hënë 14 Qershor 2021, 14:02
Dritare.net
Në kuadër të miratimit të programit 2030, vendet anëtare të NATO-s u mblodhën sot në Bruksel. Në deklaratat hyrëse të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg u tha se do të merren vendime të rëndësishme për sigurinë e të ardhmes. Liderët e 30 vendeve anëtare u bashkuan së bashku për Family Photo (foton e familjes). Mes tyre ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama./L.F-dritare.net