Rritet frikshëm numri i vdekjeve në Britani të Madhe, ja sa u shënuan në 24 orë!
E Mërkurë 1 Prill 2020, 17:05
Dritare.net
Numri i vdekjeve nga koronavorusi është rritur frikshëm në Britaninë e Madhe.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 563 viktima, ndërsa numri total i të vdekurve në Britani ka kapur shifrat e 2352 personave.
Në Britani rezultojnë të infektuar me koronavirus 29 474 persona, ndërsa 4324 raste të reja janë raportuar vetëm sot.
Nga ana tjetër numri total i të vdekurve në Europë ka kalaur 30.000 ndërsa në tërë botën janë shënuar më shumë se 44 220 persona të vdekur./ I.M-Dritare.net