Rikthehet Europa League/ Ja 4 sfidat që zhvillohen sonte
Dritare.net
Pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë se koronavirusit, rikthehen sfidat e Europa League.
Sonte do të zhvillohen 4 ndeshje, 3 prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e vajtjes. Dy sfidat më interesante janë ato mes Inter-Getafe dhe Roma-Sevija. Ndryshe nga herët e tjera këto dy sfida do të luhen me ndeshje teke, pra skuadra që fiton sonte kalon në fazën tjetër.
Gjithashtu Kopenhagen luan kundër Bashasehir, ndeshjen e parë e fituan danezët me rezultatin minimal 1 me 0. Ndërsa Manchester United do të përballet me LASK, një ndeshje kjo formale, pasi anglezët e fituan ndeshjen e parë 5 me 0.
E gjithë vëmendja pritet të jetë nga Inter, i cili mbylli një sezon të mirë, ku u rendit i dyti , 1 pikë më pakë se Juventus. Gjithashtu zikaltërit shihen favorit për trofeun e Europa League.
Këto katër ndeshje do të luhen të ndara në dy fasha oraresh, 18-55 dhe 21-00./ R.P-Dritare.net