
“Respekt” u zgjodh fjala e vitit 2024 nga Instituti i Enciklopedisë Italiane Treccani. Arsyeja për këtë zgjedhje - shpjegojnë Valeria Della Valle dhe Giuseppe Patota, bashkëdrejtorë të Fjalorit Treccani - është rëndësia e madhe që ky term ka në shoqërinë tonë. Ja si e përkufizon fjalori Treccani:
“Ndjenja dhe qëndrimi pwr vlerësimin, vëmendjen ndaj një personi, një institucioni, një kulture, që mund të shprehet me veprime ose fjalë”; një fjalë që duhet të jetë themelore në çdo projekt edukativ, që në fëmijërinë e hershme, e më pas të përhapet në marrëdhëniet ndërpersonale, në familje, në punë, në marrëdhëniet me institucionet civile e fetare, me politikën, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në përgjithësi për qëndrimet e të tjerëve. Duhet të edukojmë për rëndësinë e respektit për institucionet, kulturat e ndryshme, mjedisin dhe të gjitha qeniet e gjalla.
Kuptimi i termit "Respekt" në fakt është vazhdimisht në zhvillim dhe ndonjëherë përdoret në mënyrë të papërshtatshme, për shkak të situatës aktuale sociale.
“Mungesa e respektit është baza e dhunës së ushtruar çdo ditë ndaj grave, minoriteteve, institucioneve, natyrës dhe botës”, shprehen Della Valle dhe Patota. Për shembull, në polemikat politike ngjan si një premisë për sulme verbale agresive, ofenduese dhe të dhunshme. Prandaj, respekti është një fjalë që duhet rivlerësuar sot sipas të gjitha nuancave të reja dhe është e rëndësishme të kujtojmë përdorimin e korrekt, që i referohet një vlere thelbësore në një shoqëri civile./L.F-dritare.net

















