Reforma Zgjedhore/ Soreca: Ka përparim. Në presim marrëveshje deri të hënën!
Dritare.net
Pas Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, edhe ambasadori i Delegacionit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka bërë thirrje ndaj partive politike që të arrijnë një marrëveshje deri me 31 maj, për reformën zgjedhore.
Suke shkruar se është e rëndësishme që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik, Soreca shton se, ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian
“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Soreca./ I.M-Dritare.net