Rama në faqet e para të gazetave sportive italiane, pas dërgimit të 30 mjekëve e infermierëve
Dritare.net
Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka marrë vemendjen e të gjithë mediave dhe gazetave, jo vetëm vendase por edhe ato të huaja, sidomos në Itali.
Lajmi është publikuar në faqet kryesore të të përditshmeve sportive italiane.
TuttoSport”, vjen këtë të martë me një intervistë ekskluzive me kryeministrin shqiptar, ku sigurisht, Rama edhe një herë nuk fshehu simpatinë e tij për klubin e Juventuesit dhe për futbollin italian:
“Bëj tifo për Italinë dhe Juven”, ky është titulli kryesor i Tuttosport: “Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner i Milan). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh”, shkruhet mes të tjerash në faqen e parë të Tuttosport. E përditshmja torineze ndalet edhe një herë tek deklarata e Edi Ramës, në momente kur përcolli mjekët drejtë Italisë: “Nuk jemi të pasur por nuk jemi as me memorie te shkurtër, na keni mbështetur gjithnjë dhe ne nuk i harrojmë miqtë në periudhë të vështirë”.
/E.B-dritare.net