Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama tregon përjetimin në një spital në Massachusetts: Qenia për të cilën jepja jetën, po kthehej nga koma

Rama tregon përjetimin në një spital në Massachusetts: Qenia

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka rrëfyer një histori personale ndërsa flet për situatën me koronavirusin. Rama tregon se dikur jeta e ka çuar, pa dashjen e tij, pranë një njeriu të zemrës për të cilin do të jepte dhe jetën, në një spital në Massachusetts. Rama thotë se, sot në atë spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur.

“I dashur Myslyum kur po të shihja dhe po fliste për popullin i prekur siç jam nga gjithë kjo dashuri e beftë për teatrin, që ka shpërthyer në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Papritur fytyra jote mu zëvendësua me Sandër Prosin, që thoshte; eh sa thuhen në emër tënd o popull. Meqë erdhi kështu kjo punën dhe Shqipëria u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me një regjim të imagjinuar në filxhanin e Ledi Makbeth, duke qenë se jemi ende në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj disa fjalëve të Shekspirit. Budallallëku ngjitet njësoj si sëmundjet infektive,. “Ndaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni”, thotë Shekspiri. Më lejoni t’ju them se ky është një lajm i mirë në këtë moment, kur nëse nuk do të kishim bërë gjithë gjerat e duhura, mund të mos takoheshim këtu. Dhe mund të përjetonim humbje të jetëve apo kolapse shëndetësore, që e humbën shumë vende më të zhvilluara. Jeta më ka çuar dikur, pa dashjen time, pranë një njeriu të zemrës, në një spital në Massachusetts. Kur kam hyrë në atë spital, dhe kam parë çfarë ndodhte, kam menduar se kjo këtu është dora e zotit. Para syve të mi kam parë atë qenie për të cilën do jepja jetën time, të kthehej nga koma. Dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital, numërohen deri tani 6 mijë të vdekur. Si çdo sukses, edhe ky sukses ka koston e vet, që është rritja e përditshme e atyre qe thonë se; “kjo ishte lojë”. Që tallen. Ne ia dolëm. Ata që bën zgjedhjen e gabuar dhe nuk zgjodhën dhënien e Shekspirit, mund të bëjnë pre e infektimit.”, tha Rama./K.C/dritare.net