Rama tregon grafikun: Masat shtrënguese kanë dhënë rezultate në vend!
E Shtunë 28 Mars 2020, 18:06
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun ku tregohet kurba e rritjes së koronavirusit në vend. Rama shkruan se masat shtrënguese kanë dhënë rezultate.
“ KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani
*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se "do vdesim për bukë", që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!”, shkruan Rama.
/E.B-dritare.net