Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja/ Rama: Basha hoqi dorë nga kauza imagjinare, u kthye në realitet

Marrëveshja/ Rama: Basha hoqi dorë nga kauza imagjinare, u kthye

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka folur sërish për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore që u arrit mbrëmjen e djeshme. Kryeministri u përgjigjet atyre që thonë se, kjo marrëveshje ishte humbje për liderin e opozitës, Lulzim Basha, sepse hoqi dorë nga kauza e tij. Rama thotë se, kauza e Bashës ishte imagjinare, ndërsa marrëveshja është konkrete dhe rikthim në realitet. Por sipas Ramës, kjo marrëveshje e re ka edhe anën pozitive, që konfirmon se, humbja e PD-së në 2017-ën, nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

“Padyshim që s'jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete, pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s'kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan Rama./K.C/dritare.net