Rama: Shumë shpejt përfundon investimi për resortin ekologjik në Nivicë!
E Mërkurë 12 Maj 2021, 08:08
Dritare.net
Këtë mëngjes kryeministri Rama ka publikuar pamje nga Nivica. Një fshat i njohur për natyrën e veçantë me gjelbërim dhe kanionet e saj, duke e bërë këtë zonë të kërkuar dhe tërheqëse për turistët vendas e të huaj. Rama zbulon se në këtë zonë po ndërtohet një resort ekologjik nga investitorët suedez, i cili do të jetë gati për të mirëpritur turistët e këtij sezoni./dritare.net