Rama publikon pamjet dikur dhe sot: Sharra, pasqyra e qeverive
Dritare.net
Tema e inceneratorëve, ka qenë fokusi i debatit politik në ditët e fundit. Kryeministri Rama, ka postuar një video nga Sharra, dikur, sot dhe si do të bëhet së shpejti. Mbi 700 ton mbetje në ditë digjeshin pa kriter, thuhet në videon ku transmetohen pamjet e Sharrës dikur.
Ndërsa sot, thuhet në postimin e kryeministrit Rama, janë mbjellë më shumë se 2400 pemë, ndërsa ndryshimi vazhdon për të ardhmen e shëndetshme.
Sharra, shprehet kreu i qeverisë, është një pasqyrë e qeverive të Berishës, Metës dhe PS sot.
" Me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë", shkuan Rama./L.F-dritare.net