Fazën më të vështirë, kryeministri Rama, e quan pas datës 18 maj. Jo vetëm që do të jenë të hapura parukeritë, lokalet dhe shumë biznese të tjera, por Rama tha sot se do të ketë fluks të shqiptarëve që do të hynë në Shqipëri jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri. Në çdo rast tha ai, qeveria do të konsultohet me Komitetin e Ekspertëve.
"Deri në datë 18 janë ato masa që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka. Aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që Ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave" tha Rama sot gjatë bashkëbisedimit online me Komitetin e Ekspertëve./L.F-dritare.net