Rama: Krenar për përshtypjet e Shqipërisë, në sytë e Europës!
E Enjte 26 Maj 2022, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama shprehet krenar për përshtypjet që Shqipëria la në sytë e Europës, në finalen e Konferencë Ligë. Mbrëmjen e shkuar gjithë Evropa ishte me sytë nga Tiranë, ndërsa në 155 vende transmetohej finalja që luhej në Air Albania. Ky është komenti i kreut të qeverisë pas mbarimit të këtij eventi, të një rëndësie të madhe në Shqipëri.
“Dhe me falënderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net