Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kontrollorët turq dhe grekë do të punojnë bashkë me shqiptarët që u kthyen, nga nesër!

Rama: Kontrollorët turq dhe grekë do të punojnë bashkë

Kryeministri Rama në një intervistë për emisionin Log. në AbcNews ka folur për situatën e krijuar një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pas grevës së kontrollorëve.Sipas tij, një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë nesër ndërsa theksoi se do të mbërrijnë kontrollorët Greqisë në po të njëjtën ditë. Rama theksoi se ka patur përgjigje edhe nga kontrollorët e Turqisë, duke shtuar se turqit dhe grekët do të punojnë bashkë.

"Kjo punë nuk mbaron me kaq sepse do të bëhet një proces shumë i vëmendshëm dhe nga ana tjetër vazhdimësia e punës është e garantuar. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë, nesër mbërrijnë edhe kontrollorët e Greqisë dhe turqit e grekët do punojnë bashkë për të garantuar vijimësinë e punës dhe natyrisht do jetë një moment i shkëmbimit të eksperiencave”, theksoi kryeministri./M.M-dritare.net