Rama: Ja kur do shkojë Shqipëria në zgjedhje!
Dritare.net
Duke folur për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama, në emisionin "Opinion" ka treguar edhe datën kur vendi ynë do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
Rama ka thënë që sipas reformës së re, data e zgjedhjeve të reja do të jetë midis 15 prillit dhe 15 majit të 2021.
"Ne kemi humbur shume kohe, kemi qëndruar në pritje 3 vjet e 4 që opozita të kthehet në tryezë, sepse nuk bëhen rregullat e lojës me molotov, bëhen me dialog.
Koha është shumë e shkurter. Ajo që kemi marrë nga të gjitha analizat, studimet është që në momentin e nënshkrimit të kontratës,deri në momentin e lëvrimit të produktit nëse ne e kalojmë ligjin tani, minumumi është 6 muaj dhe secila fazë kërkon kohën e vet, por midis 15 prillit dhe 15 maji do jetë data e zgjedhjeve, ndaj them jam pesimist se do arrihet”, -tha Rama./ I.M-Dritare.net