Rama i përgjigjet Metës: Vajtoni për ngrehinën e teatrit, deri dje s'vutë dorë në asnjë monument
Dritare.net
Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit, Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nga Durrësi, ku prezantoi nisjen e programit të financimit të Bashkimit Evropian për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama shprehet se, për teatrin po vajtojnë ata që deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture.
"Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.", tha Rama./K.C/dritare.net