Rama: Faleminderit që i zbardhët faqen Shqipërisë!
E Enjte 26 Maj 2022, 15:03
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri një falënderim për të gjithë ata që ditën e finales së madhe ishin në krye të detyrës.
“Një falënderim me gjithë zemër, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë”, shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net