Rama: Do të punojmë bashkë me Greqinë për të gjitha çështjet
Dritare.net
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, kryeministri Edi Rama tha se kanë rënë dakord për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.
Duke e konsideruar partner strategjik fqinjin tonë, Rama tha se nëse ne duam për minoritetin grek standardet më të mira dhe mundësi 100% të barabarta, këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë.
“Për ne Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet i tillë. Ne e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe patjetër që partneriteti është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar asnjëherë gjithçka që na lidh nga e shkuara
Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morën pjesë, por edhe u përfshinë në kontributet e drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve dhe faktikisht ne sot përsëri kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë.
Jemi dakord që të punojmë bashkë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë konstruktive me angazhim të përbashkët të gjitha çështjet që duhen zgjidhur mes vendeve tona.
Nuk është një çështje e Greqisë, çështja e të drejtave të minoritetet grek në Shqipëri, është një çështja e jona gjithashtu. Nëse ne duam për minoritetin grek standardet më të mira dhe mundësi 100% të barabarta, këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë."-tha Rama./ I.M-Dritare.net