Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria Rama 4 mori votëbesimin e Kuvendit. Ministrat betohen nesër para presidentit Begaj!

Qeveria Rama 4  mori votëbesimin e Kuvendit. Ministrat betohen nesër

Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Mësohet se ceremonia e betimit do të mbahet nesër në orën 10:00, pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.

Me 82 vota pro, mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’.

Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re.

Pas betimit ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare.

Qeveria Rama 4 përbëhet nga:

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj - Ministria e Financave

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë

Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin /E.P-dritare.net