Që nga 2012, 58 persona humbën vetëdijen pasi policët e Minneapolis u vendosën gjurin në qafë
Dritare.net
Vdekja e George Floyd në Minneapolis ka shkaktuar mjaft trazira në SHBA, ndërsa ka shtyrë median të investigojë mbi taktikën e policisë, dhe përdorimin e dhunës në momente të caktuara.
"CNN" në bazë të të dhënave të përdorimit të forcës nga departamenti i policisë në Minneapolis, që nga viti 2012 deri më tani, 56 persona kanë humbur vetëdijen pasi policia e këtij vendi u ka vendosur gjurin në qafë.
Oficerët përdorën gjurin në qafë për 428 persona që nga 2012, dhe 14% humbën vetëdijen, tregojnë të dhënat. Kjo do të thotë që procedura, e cila është e kufizuar ose e ndaluar në shumë departamente të mëdha të policisë në të gjithë vendin, është përdorur mesatarisht rreth një herë në javë në qytet.
Rreth dy të tretat e njerëzve që u është vendosur gjuri në qafë, nga oficerët e Minneapolis ishin të zinj - në një qytet ku banorët e zinj përbëjnë 19% të popullsisë, sipas të dhënave të Regjistrit.
Por gjithsesi, departamenti i Minneapolis-it u lejon oficerëve të shtrëngojnë "njërën ose të dyja anët e qafës së një personi me një krah ose këmbë, pa ushtruar presion të drejtpërdrejtë në trake ose në rrugë ajrore", sipas një pjese të manualit që është zhornuar për herë të fundit në 2012. Manuali e quan metodën një "mundësi për të udhtruar forcëe, jo-vdekjeprurëse"./ I.M-Dritare.net