Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua për zhvillimet më të fundit politike nga rajoni dhe bota ku u diskutua për fitoren e ekstremit të djathtë në Itali dhe referendumet e mbajtura ng Rusia për aneksimin e disa zonave në Ukrainë.
Nëpërmjet një analize zoti Hila foli për rëndësinë e këtij veprimi të Rusisë për konfliktin në Ukrainë por dhe për botën dhe këcënimin për një luftë të mundshme bërthamore.
"Jemi në pikën që rusët mund të përfitojnë terren mbas një periudhe kohe pasi të stërvisin personat që i mobilizojnë. Kjo do kërkojë një periudhë dy ose tre mujore dhe Putin do përpiqet t’i trajnojë sa më mirë që humbjet të jenë sa më të vogla. Lind pyetja: Pse mund të përdorë Putini armë bërthamore?
Rusët po e konsiderojnë këtë luftë jo me Ukrainën, ata e konsiderojnë si një luftë me NATO-n. Spekulojnë me faktin që NATO nis armë aty, madje edhe këto jo në nivelin që kërkojnë Ukrainasit. Rusët thonë që janë duke luftuar me NATO-n. Rusët e pretendojnë këtë sepse mesa duket duan ta zgjidhin njëherë e mirë konfliktin në Ukrainë. Dhë këtu lind frika e përdorimit të bombës bërthamore. Mund të jetë një bombë bërthamore e vogël, taktike, pra 15 herë më e vogël se ajo që u përdor në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni. Janë bomba të cilat kanë një kufizim, në efektin e tyre nuk mbulojnë sipërfaqe të mëdha, nuk kanë masën e shkatërrimit të bombave strategjike por efektet do të ndihen në terma afatgjatë. Kjo do përdoret për të treguar që Rusia e ka seriozisht. I mori dhe këto lloj armatimesh për t’i treguar NATO-s se Rusia i zotëron të gjitha kapacitetet e nevojsmhe për një luftë shaktërrimtare. Jo fitimtare, sepse Rusia nuk është në gjendje të fitojë ndaj NATO-s. Ekspertë të ndryshëm thonë se këtë herë duhet bërë kujdes sepse Putin këtë herë nuk po bën shaka!”, u shpreh zoti Hila në Dritare TV./M.K/dritare.net