Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse u tentua eliminimi fizik i Elam Gjikës brenda mureve të burgut 313!

Pse u tentua eliminimi fizik i Elam Gjikës brenda mureve të burgut

Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Bajram Mustafaj rrëfen në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV se si u gjend në qendër të një komploti për të eliminuar Elam Gjikën, ish-drejtorin e hetuesisë.

Ai tregon se si u thirr në një takim me vetë Hekuran Isain, i cili i urdhëroi prerë të largohej nga Gjika. "Më tha që ai është armik i popullit, mik i ngushtë i Fiqrete Shehut dhe unë nuk duhet të kisha asnjë lidhje me të.", thotë Mustafaj.

Pavarësisht kërcënimeve, ai refuzoi, duke i qëndruar besnik amanetit të Vullnet Thanasit, një zyrtari të lartë të burgjeve, për ta mbrojtur Gjikën. Pak ditë më vonë, plani u vu në zbatim. Një grup të burgosurish, të nxitur nga jashtë, tentuan të sulmonin Gjikën me thika të improvizuara. "Ne, dhjetë shokë, bëmë barrikadë. I thashë, kushdo që e prek Elam Gjikën, më parë duhet të më vrasë mua.", rrëfen ai momentin dramatik.

Përplasja ishte e pashmangshme, por Mustafaj dhe grupi i tij arritën t'i zmbrapsnin sulmuesit dhe t'i shpëtonin jetën Gjikës. Kjo ngjarje zbulon mekanizmat e brendshëm të dhunës dhe intrigave edhe brenda mureve të burgut, ku eliminimet fizike ishin një mjet i zakonshëm për të mbyllur gojët./dritare.net